Search site

Thaçi: Nuk bëj koalicion me Vetëvendosjen

Thaçi: Nuk bëj koalicion me Vetëvendosjen

Kryeministri në largim Hashim Thaçi është i hapur të bëjë koalicion me secilën parti politike, përveç me Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë do të zgjedh partnerët më të mirë që i përshtaten konceptit tim dhe vizionit për një Kosovë euro-atlantike. Unë jam për një rajon pa kufi në Evropën e bashkuar”, ka thënë Thaçi në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ndërsa PDK-ja ka dalë e para në zgjedhjet e para pas pavarësisë, partitë tjera dhe vëzhguesit e pavarur janë ankuar për parregullsi në dy bastionet e Thaçit, ku pjesëmarrja ka qenë më shumë se 90 për qind, shumë më tepër sesa 48 për qindëshi i mesatares kombëtare.

“Kjo ka qene politikisht e planifikuar për të tërhequr vëmendjen prej fitores së thellë të PDK-së… në 20 komuna”.

Thaçi ka thënë se do të respektojë çdo vendim që vjen nga institucione, ndërkohë që KQZ-ja ende nuk ka vendosur nëse duhet të ketë përsëritje të zgjedhjeve të pjesshme.

I pyetur nëse pas zgjedhjeve pret hetime nga EULEX-i për korrupsion, ai ka thënë se nuk as informacione e as indikacione.

“Por, nën asnjë rrethanë njerëzit që janë të korruptuar do të jenë pjesë e qeverisë sime”, ka thënë Thaçi. /Kosovanew.tk/

Dërgo Koment:

No comments found.

Vërejtje!

Stafi

Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen. KosovaNew.tk po ashtu mban të drejtën e fshirjes së komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, janë tendencioze ndaj personave të caktuar, ose përdoren për promovimin e ueb-faqeve të tjera.

Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit KosovaNew.tk.

Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Kontakti: kontakti@kosovanew.tk