Search site

Tevez kërkon 300 mijë funte në javë

Tevez kërkon 300 mijë funte në javë

Carlos Tevez besohet se është duke kërkuar një rritje drastike të pagës së tij deri në 300 mijë funte në javë, në mënyrë që ai të qëndrojë te Manchester City.

Argjentinasi të shtunën kishte dërguar kërkesë me shkrim te klubi ku ka kërkuar transferimin, e cila u refuzua menjëherë nga City. Të dielën mbrëma Tevez lëshoi një komunikatë për media, ku ka sqaruar arsyet e kërkesës së tij për largim, pa përmendur dëshirën për një pagë më të madhe.

Tani është The Times tabloidi që njofton se City është duke pohuar se sulmuesi argjentinas është duke kërkuar një ngritje të pagës deri në 300 mijë funte.

Tevez ka marrë pjesë edhe si golashënues por edhe si asistues në 14 nga 24 golat e Manchester Cityt këtë sezon. /KosovaNew/

Dergo Koment:

No comments found.

Vërejtje!

Stafi

Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen. KosovaNew.tk po ashtu mban të drejtën e fshirjes së komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, janë tendencioze ndaj personave të caktuar, ose përdoren për promovimin e ueb-faqeve të tjera.

Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit KosovaNew.tk.

Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Kontakti: kontakti@kosovanew.tk