Search site

Skillz në përgatitje të albumit të ri

Skillz në përgatitje të albumit të ri

Hip-hop grupi kosovar “Skillz”, i përbërë nga Visari dhe Ledri, në një bisedë për Telegrafi.com kanë treguar se ata janë duke u përgatitur për albumin e ri, cili pritet të lansohet vitin e ardhshëm.

“Momentalisht jemi duke punuar në albumin e radhës saktësisht albumin e tretë. Albumi do të lansohet vitin e ardhshëm, shpresojmë të publikohet para verës”, ka pohuar Visari anëtar i grupit “Skillz”.

Visari ka bërë të ditur se në albumin e tyre do të ketë edhe bashkëpunime, por nuk ka dashur të zbulojë asgjë më shumë.

“Albumi do të ketë përmbi 10 këngë. Do të ketë edhe bashkëpunime, por nuk dëshiroj të zbuloj asgjë më shumë sepse duam t’i lëmë befasi”, është shprehur Visari.

Skillz këto ditë pritet në nisën për në Zvicër dhe Gjermani ku kanë të aranzhuar një varg koncertesh dhe do të qëndrojnë atje deri pas vitit të ri. /Kosovanew.tk/

Dergo Koment:

Date: 12/07/2011

By: Dona

Subject: dona

kur bre kit album aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Vërejtje!

Stafi

Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen. KosovaNew.tk po ashtu mban të drejtën e fshirjes së komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, janë tendencioze ndaj personave të caktuar, ose përdoren për promovimin e ueb-faqeve të tjera.

Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit KosovaNew.tk.

Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Kontakti: kontakti@kosovanew.tk