Search site

Rritje e pagës për Sir Alex Ferguson

Rritje e pagës për Sir Alex Ferguson

Pronarët e Manchester United, familja Glazer, pritet që ta shpërblejnë menaxherin Sir Alex Ferguson me një rritje të pagës prej 500 mijë funtesh kur ai edhe zyrtarisht të bëhet trajneri që ka qëndruar më gjatë te Manchester Unitedi.

68 vjeçari do ta arrijë këtë të dielën e ardhshme në ndeshjen ndaj Chelseat në Stamford Bridge, vetëm gjashtë javë pasi kaloi edhe zyrtarisht 24 vite si trajner i Manchester United.

News of the World tani shkruan se pronarët amerikanë të Manchester United dëshirojnë t’ia rrisin pagën skocezit për 500 mijë funte. Aktualisht Fergie paguhet rreth 4 milionë funte për sezon. /KosovaNew/


Kontakti: kontakti@kosovanew.tk