Search site

Ronaldinho mund të kthehet në Brazil

Ronaldinho mund të kthehet në Brazil

Mesfushori brazilian Ronaldinho mund të largohet nga Milani, dhe Brazili është një prej opsioneve, thotë agjenti i tij.

Ronie po dështon të gjejë veten nën drejtimin e trajnerit Massimilliano Allegri dhe ka startuar vetëm një prej tetë ndeshjeve të fundit zyrtare.

“Futbolli evoluon në një mënyrë shumë të shpejtë. Sot një transferim nga Milani duket i vështirë, por unë e di se çfarë mund të ndodhë në disa ditët e ardhshme. Gjithçka mund të ndryshojë papritmas”, ka thënë agjenti dhe vëllai i Dinhos, Roberto de Assis.

Ronaldinho vazhdimisht është lidhur me një mori klubesh nga vendlindja e tij, mbi të gjitha Palmeiras dhe Flamengo.

“Rikthimi në Brazil do t’i lejonte atij të fitojë dy titujt që i mungojnë, Libertadores dhe Brasileirao. Do të ishte shumë e rëndësishme për t’i shtuar këto trofe në kabinet. Ku mund të shkojë? Një marrëveshje e mirë varet nga klubi, trajneri dhe projekti që i propozohet atij”, ka thënë De Assis. /Kosovanew.tk/

Dërgo Koment:

No comments found.

Vërejtje!

Stafi

Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen. KosovaNew.tk po ashtu mban të drejtën e fshirjes së komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, janë tendencioze ndaj personave të caktuar, ose përdoren për promovimin e ueb-faqeve të tjera.

Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit KosovaNew.tk.

Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Kontakti: kontakti@kosovanew.tk