Search site

Hospitalizohet Navratilova

Hospitalizohet Navratilova

Tenistja e pensionuar, Martina Navratilova, është detyruar që të ndërpresë ngjitjen e saj në majen e malit Kilimanxharo, pasi ishte hospitalizuar pas katër ditëve të udhëtimit të saj.

Fituesja e nëntëfishtë e Wimbledon iu bashkua një ekipi të fortë prej 27 personash të hënën, për t’u ngjitur në majen më të lartë afrikane, Kilimanxharo, në mënyrë që të mblidhen sa më shumë të ardhura për bamirësi.

Tani duket se hospitalizimi e ka ndalur Navratilovan nga arritja e qëllimit, ndërsa ajo vet shprehet: “Jam e zhgënjyer që nuk jam në gjendje për të kompletuar këtë udhëtim fantastic. Ishte diçka të cilën e kam kërkuar që një kohë të gjatë, por nuk ishte thënë të bëhet. Unë jam e kënaqur që së paku ja kemi filluar, ndërsa do të përcjelli më të rejat për ngjitjen në maje”.


Kontakti: kontakti@kosovanew.tk