Search site

Erdogan uron Thaçin për zgjedhje

Erdogan uron Thaçin për zgjedhje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar mbrëmë një mesazh urimi “për zhvillimin me sukses të procesit zgjedhor të 12 dhjetorit”, nga homologu i tij, kryeministri i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Sipas një njoftimi nga Qeveria e vendit, në një bisedë telefonike, Erdoğan ka uruar kryeministrin Thaçi për fitoren në zgjedhjet nacionale të 12 dhjetorit, raporton Zëri.

Ai, theksoi se këto ishin zgjedhjet e para nacionale në Kosovën e pavarur, zgjedhje këto të lira dhe demokratike, të organizuara nga institucionet kosovare.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë bisedës me kryeministrin Thaçi shprehu shpresën që sa më shpejtë të formohet qeveria e re dhe Republika e Kosovës të vazhdojë rrugën e saj të pandalshme drejt zhvillimit të gjithëmbarshëm.

Në këtë kuadër, bashkëpunimi i Qeverisë së Turqisë me Qeverinë e re të Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Thaçi, vetëm sa do të thellohet në të gjitha aspektet e interesave të përbashkëta të dy vendeve mike, theksoi Erdoğan. /KosovaNew.Tk/

Dërgo Koment:

Date: 13/12/2017

By: MashareP

Subject: Free XEvil Demo can break 99% types of captcha

This message is posted here using XRumer + XEvil 4.0

XEvil 4.0 is a revolutionary application that can solve any anti-botnet captcha.
Captcha Recognition Google (ReCaptcha-1, ReCaptcha-2), Facebook, BING, Hotmail, Yahoo,
Yandex, VKontakte, Captcha Com - and over 8.4 million other types!

You read this - it means it works! ;)
Details on the official website of XEvil.Net, there is a free demo version.

Check YouTube video "XEvil ReCaptcha2"

Vërejtje!

Stafi

Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen. KosovaNew.tk po ashtu mban të drejtën e fshirjes së komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, janë tendencioze ndaj personave të caktuar, ose përdoren për promovimin e ueb-faqeve të tjera.

Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit KosovaNew.tk.

Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Kontakti: kontakti@kosovanew.tk