Search site

Duhet korrigjuar defekti, jo të shkatërrohet gjithçka

Duhet korrigjuar defekti, jo të shkatërrohet gjithçka

Presidenti në detyrë i Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit kanë pasur edhe një të ashtuquajtur organizim konspirativ. Sipas Krasniqit, në këtë 'konspiracion' në shumë vendvotime kanë marrë pjesë të gjitha partitë politike dhe komisionerët e tyre, si dhe, në njëfarë forme, edhe shoqëria civile. Për më tepër, ai ka thënë se përgjegjësi ka edhe Policia e Kosovës.

Në fakt, sipas Krasniqit, një përgjegjësi të ndjeshme e kanë të gjitha strukturat e shoqërisë së Kosovës të cilat, siç thotë ai, nuk kanë arritur të ruajnë vlefshmërinë e votës dhe vullnetin e qytetarëve.

“Në çdo vendvotim kanë ekzistuar komisionerët e partive politike, të shoqërisë civile. Në një masë të madhe këtë proces është dashur ta ruajë policia e Kosovës, drejtorët e shkollave apo menaxherët e objekteve të tjera ku janë mbajtur votimet. Me një fjalë, të gjitha këto kanë ndihmuar që ky proces të dëmtohet”, tha Krasniqi.

“Prandaj unë kam kërkuar që institucionet e Kosovës të kenë besim në institucionet e pavarura siç është KQZ-ja dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, të cilat do të vendosin jashtë të gjitha ndikimeve politike dhe në favor të zgjidhjes së parregullsive”, tha për BBC-në ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Duke vlerësuar procesin në tërësi, Krasniqi ka thënë se ai personalisht është i kënaqur me punën që ka bërë KQZ-ja dhe me aspektin teknik të organizimit të këtyre zgjedhjeve.

I pyetur që të komentojë kërkesat e disa partive politike për përsëritjen e votimeve, ai u përgjigj: “Kosova është në një situatë të tillë që ka ndodhur një problem, ka ndodhur një defekt dhe ky defekt nuk duhet të shërbejë për të shkatërruar gjithçka, por ne kemi obligim si institucione, qytetarë dhe njerëz të politikës që të korrigjojmë këtë proces dhe të ecim përpara. Në fund të fundit, ne kemi krijuar institucione që t’i korrigjojmë gabimet dhe ne duhet të kemi besim në ato që do ta bëjnë këtë”, u shpreh Krasniqi.

Presidenti në detyrë, i cili njëherësh është edhe Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, ka vlerësuar se procesi i zgjedhjeve në Kosovë akoma është në fazën e zhvillimit të tij dhe se tash për tash duhen pritur vendimet e KQZ-së, për ankimimin e rezultateve dhe certifikimin e tyre , e më vonë ai do t’i kryejë detyrat e tij si president dhe do ta ngarkojë mandatarin për krijimin e qeverisë së re.

Krasniqi ka shprehur shpresën se nuk do të ketë probleme që do ta bllokojnë këtë proces dhe që institucionet që do të dalin nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, do të krijohen brenda afatit kushtetues. /KosovaNew.Tk/

Dërgo Koment:

Date: 12/12/2017

By: MashareP

Subject: All internet will be CRASHED with XEvil!?

This message is posted here using XRumer + XEvil 4.0

XEvil 4.0 is a revolutionary application that can break any anti-botnet protection.
Captcha Solution Google (ReCaptcha-1, ReCaptcha-2), Facebook, BING, Hotmail, Yahoo,
Yandex, VKontakte, Captcha Com - and over 8.4 million other types!

You read this - it means it works! ;)
Details on the official website of XEvil.Net, there is a free demo version.

Check YouTube video "XEvil ReCaptcha2"

Vërejtje!

Stafi

Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen. KosovaNew.tk po ashtu mban të drejtën e fshirjes së komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, janë tendencioze ndaj personave të caktuar, ose përdoren për promovimin e ueb-faqeve të tjera.

Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit KosovaNew.tk.

Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Kontakti: kontakti@kosovanew.tk