Search site

Benitez: Më intereson Botërori, jo Tevezi

Benitez: Më intereson Botërori, jo Tevezi

Rafael Benitez është maksimalisht i përqëndruar për ta fituar Kupën e Botës për klube për herë të parë në histori të Interit dhe jo në bërjen e një oferte për sulmuesin në largim të Manchester Cityt, Carlos Tevez.

“Tevez? Para një ndeshje të tillë (të mërkurën ndaj Seongnam Ilhwa) nuk ëhstë mirë të flasim për lojtarë. Tani është koha për të folur për titullin. Jam i kënaqur me lojtarët që kam. Jam i qetë dhe i kënaqur sepse e kam parë Militon duke shënuar gola në stërvitje, mendoj se jemi të fortë”.

“Ne mund ta fitojmë këtë trofe. Është atmosferë e re brenda ekipit. Ndeshja e parë është gjithmonë më e rëndësishme dhe kështu ekipi më i fortë që kam në dispozicion do të luajë”, u shpreh Benitez. /KosovaNew/

Dergo Koment:

No comments found.

Vërejtje!

Stafi

Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen. KosovaNew.tk po ashtu mban të drejtën e fshirjes së komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, janë tendencioze ndaj personave të caktuar, ose përdoren për promovimin e ueb-faqeve të tjera.

Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit KosovaNew.tk.

Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Kontakti: kontakti@kosovanew.tk