Search site

PZAP-i kërkon materialin zgjedhor nga KQZ-ja

PZAP-i kërkon materialin zgjedhor nga KQZ-ja

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka kërkuar të mërkurën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të gjitha materialet zgjedhore për tri qendrat e votimit në Deçan dhe të gjitha vendvotimeve në Drenas dhe Skenderaj.

Kjo kërkesë është bërë pas dyshimeve për keqpërdorim gjatë procesit të votimit që janë ngritur nga disa subjekte politike në Kosovë.

Pas një takimi të rregullt të anëtarëve të KQZ-së, kryetarja Vladete Daka, tha se institucioni që ajo udhëheq do t’i ofrojë këto materiale të kërkuara për t’u parë vërtetësia e pohimeve për keqpërdorime në gjithsejtë 23 qendra të votimeve.

Daka tha se i mbetet PZAP-it të konstatojë nëse në këto qendra të votimeve ka pasur parregullsi.

Ndryshe, PZAP-i ka nisur shqyrtimin e 171 ankesave, që i kanë arritur nga subjektet politike, të cilat pretendojnë se ka pasur parregullsi në procesin zgjedhor.

Në rast se subjektet politike nuk do të pajtohen me vendimet e PZAP-it ato mund të ankohen në shkallën e dytë në Gjykatën Supreme, e cila po ashtu ka afat 72 orë kohë për të marrë vendim. /KosovaNew.tk/
 

Dërgo Koment:

No comments found.

Vërejtje!

Stafi

Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen. KosovaNew.tk po ashtu mban të drejtën e fshirjes së komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, janë tendencioze ndaj personave të caktuar, ose përdoren për promovimin e ueb-faqeve të tjera.

Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit KosovaNew.tk.

Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Kontakti: kontakti@kosovanew.tk