Search site

Partitë ta respektojnë vendimin e KQZ-së

Partitë ta respektojnë vendimin e KQZ-së

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën ka dalë me një deklaratë për media, përmes së cilës ai ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për, siç ka thënë ai, daljen përfundimin me sukses të plotë të zgjedhjeve parlamentare të 12 dhjetorit 2010.

“Bazuar në vlerësimet e gjithanshme, të bëra deri tash nga misionet e ndryshme të vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe deklaratën zyrtare të Bashkimit Evropian nga zyra e Baroneshes Catherine Ashton dhe të komisionerit të BE-së për zgjerim, Stefan Fuele, procesi zgjedhor është vlerësuar shumë i qetë, i përgatitur mirë dhe pa deformime serioze teknike, që do të mund të vënin në dyshim rezultatin zgjedhor”, ka deklaruar Thaçi.

Andaj, kryeministri Thaçi ka shfrytëzuar rastin që t’i falënderoj qytetarët e Kosovës për maturinë e treguar dhe për pjesëmarrjen shumë të kënaqshme në procesin e votimit, e njëkohësisht edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përgatitjen e këtyre zgjedhjeve në këtë afat të shkurtër zgjedhor.

“Për me tepër, sot, është obligim ligjor i KQZ-së dhe i Panelit për Ankesa dhe Parashtresa që të adresojnë të gjitha ankesat e mundshme, që me profesionalizëm t’i adresojnë të gjitha vërejtjet e mundshme dhe me vendimet e tyre ta përmirësojnë ndonjë parregullsi të mundshme”, ka thënë kryeministri Thaçi, raporton Zeri.

Ai ka shtuar se këto veprime janë të domosdoshme për të siguruar se “vullneti i shprehur i qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shprehur përmes votës së lirë, të respektohet dhe të implementohet në tërësi”.

Me këtë rast, ai ka falënderuar edhe të gjitha partitë politike të Kosovës për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor.

“Tani është jetike që të tregohet pjekuri politike, andaj apeloj tek të gjitha partitë politike që të angazhohen për t’ia mundësuar organeve kompetente kushtetuese që ta japin vlerësimin e tyre përfundimtar për mbarë procesin zgjedhor”, ka theksuar Thaçi.

Kryeministri Thaçi, përmes kësaj deklarate për medie, ka deklaruar se vendimi përfundimtar i KQZ-së dhe Panelit për Ankesa dhe Parashtresa, duhet të respektohet nga të gjitha partitë politike. /KosovaNew/

Dergo Koment:

No comments found.

Vërejtje!

Stafi

Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen. KosovaNew.tk po ashtu mban të drejtën e fshirjes së komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, janë tendencioze ndaj personave të caktuar, ose përdoren për promovimin e ueb-faqeve të tjera.

Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit KosovaNew.tk.

Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Kontakti: kontakti@kosovanew.tk