Search site

Ambasadori Dell ka vërejtur parregullsi

Ambasadori Dell ka vërejtur parregullsi

Ambasada e SHBA-ve ka përgëzuar popullin e Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve të para të përgjithshme pas shpalljes së pavarësisë.

“Zgjedhjet ishin shprehje e demokracisë dhe ne ishim të ngazëlluar që pamë aq shumë kosovarë që treguan përkushtimin e tyre me daljen në votime anekënd vendit. Kosova tash ka përpara saj një test gjersa numërohen votat. Institucionet e Kosovës duhet t’i tregojnë opinionit publik se ato janë të gatshme për të mbrojtur integritetin e të drejtës për të votuar”, thuhet në një kumtesë të Ambasadës amerikane.

Vëzhguesit amerikanë ishin të pranishëm nëpër qendrat të votimit kudo nëpër Kosovë më 12 dhjetor dhe ata vëzhguan një proces, që me disa përjashtime serioze, ishte kryesisht efikas.

Sipas kumtesës, ambasadori Christopher Dell ka vëzhguar zgjedhjet në 17 vendvotime në 12 qendra votimi në komunat e Drenasit, Gjakovës, Deçanit, Pejës, Klinës dhe Skenderajt. Ambasadori Dell ka vëzhguar numërimin e votave në shkollën e mesme “Hamëz Jashari” në Skenderaj. Aty pati parregullsi gjatë numërimit të cilin e vëzhgoi ambasadori, duke kundërshtuar dhe raportuar për rastin.

“Fletëvotimet në kuti tejkalonin numrin e të nënshkruarve në regjistrin e votuesve. Ne kemi kuptuar se ka pasur edhe raste tjera të parregullsive që kanë ndodhur në Skenderaj dhe në Drenas”.

Në kumtesë thuhet se vëzhgimi i zgjedhjeve është i rëndësishëm dhe opinioni publik do të kthehet kah vëzhguesit që ishin të pranishëm më 12 dhjetor për të dhënë mendimet e tyre të sinqerta te KQZ-ja dhe te Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. /KosovaNew/
 

Dergo Koment:

No comments found.

Vërejtje!

Stafi

Komentet që përmbajnë fyerje, urrejtje racore, fetare dhe kombëtare, si edhe çdo lloj jotolerance, nuk do të publikohen. KosovaNew.tk po ashtu mban të drejtën e fshirjes së komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit, janë tendencioze ndaj personave të caktuar, ose përdoren për promovimin e ueb-faqeve të tjera.

Mendimet e paraqitura në komente janë mendime private të autorëve të komenteve dhe nuk përfaqësojnë pikëpamjet e Redaksisë së portalit KosovaNew.tk.

Ju lusim që të keni kujdes për rregullsinë gramatikore dhe drejtshkrimore të komenteve që i dërgoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Kontakti: kontakti@kosovanew.tk